Rreth orës 17:45, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në vendin e quajtur "Kthesa e Cakranit", shtetasja A. L., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja V. L., 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve si edhe po kryen ekzaminimet mjekësore shtetasi A. A., 46 vjeç dhe drejtuesja e mjetit.