Forcat e Sigurisë të Kosovës kanë tashmë një aeroport të vetin ushtarak. Ashtu siç ishet njoftuar më herët nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, Aeroporti i Gjakovës do të përdoret tashmë si një aeroport ushtarak. Ky aeroport iu nënshtrua një rikonstruksioni për të përmbushur kushtet e një aeroporti ushtarak, ndërsa shumë pranë tij, në Babaj është ndërtuar edhe një zonë operacionale e FSK-së.