Një nga rrugët e Njësisë 11 në Tiranë do të mbajë emrin e mjekut neurolog Drini Dobi, i cili ndërroi jetë dy vite më parë, si pasojë e COVID-19. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e konsideroi provilegj faktin se rrugët e kryqytetit mbajnë emra dinjitozë njerëzish që kanë lënë gjurmë në historinë e vendit.