Autoritetet italiane po përpiqen të zbardhin misterin e burimit të 8 milionë eurove para të thata të gjetura në banesën e një mjeku në Napoli. Paratë u gjetën në një kasafortë në garderobën e mjekut gjatë një operacionit të agjentëve të Guardia di Finanza. Pavarësisht profesionit fisnik dhe me të ardhura të kënaqshme, mjeku nuk është në gjendje të justifikojë origjinën e parave vetëm me pagën e tij. Paratë ishin ndarë në prerje 20, 50, 100 dhe 200 euroshe. Një pjesë e tyre ishin të mbështjella me zarfe me shënime të ndryshme.