Mjekët e urgjencës do të trajtohen financiarisht njëjtë me mjekët specialistë. Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në spitalin rajonal të Lezhës, u shpreh se ka rënë ndjeshëm interesi për të punuar si mjek urgjence, për këtë arsye në muajin qershor, qeveria do i përfshijë ata në të njëjtën kategori page me mjekët specialistë, të cilët kanë investuar më shumë vite në studime për t’u profilizuar.