Me 73 vota asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi miratoi këtë të enjte projektligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë në spitalet e vendit për tre vite. Seanca nisi me një minutë heshtjeje në kujtim të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani. Pas kësaj deputetët e opozitës u larguan nga salla. Kjo pasi demokratët kishin lajmëruar më herët se do të mbanin dy ditë zie në nderim të Bogdanit.