Donatorët e fushatave dhe financat e partive politike do të duhet të rregullohen për të garantuar kushte të barabarta loje mes partive politike. Në një tryezë të përbashkët me bashkëkryetarët e komisioni të reformës zgjedhore, ambasadori i prezencës së OSBE, Michel Tarran nënvizoi rëndësinë e vendosjes së sanksioneve të ashpra për ata që devijojnë nga ligji, ndërsa ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato u shpreh se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri do ndikojë edhe në financat e partive politike; teksa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ngriti shqetësimin për mungesën e transparencës së partive politike.