Për shkak të mjegullës së dendur dhe smogut, të dielën në mëngjes janë anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Shkupit. Anulimet kanë prekur fluturimet e kompanive “Ëizz Air” nga Shkupi drejt Dortmundit, Brukselit, Parisit, Lubjanës, Bazelit, Memingenit dhe Venecias. Është anuluar gjithashtu edhe fluturimi drejt Zagrebit i “Croatia Airlines”, si dhe ai drejt Stambollit i “Turkish Airlines”.