Administrata e Presidentit Donald Trump po shqyrton vendosjen e mijëra trupave amerikane për të përforcuar operacionin e saj në Lindjen e Mesme, ndërsa ushtria amerikane përgatitet për hapat e ardhshëm në fushatën e saj kundër Iranit, tha një zyrtar amerikan dhe tre burime të njohur me çështjen. Dislokimi i trupave shtesë mund të ndihmojnë në ofrimin e mundësive të reja për Trump ndërsa ai po shqyrton zgjerimin e operacioneve amerikane, me luftën e Iranit që po mbyll edhe javën e tretë të saj. Këto mundësi përfshijnë garantimin e kalimit të sigurt për cisternat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, një mision që do të kryhej kryesisht përmes forcave ajrore dhe detare, thanë burimet. Por sigurimi i Ngushticës mund të nënkuptojë gjithashtu vendosjen e trupave amerikane në bregdetin e Iranit, thanë katër burime, përfshirë dy zyrtarë amerikanë.