Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis konfirmoi mbështetjen për Izraelin dhe kritikoi Turqinë për pozicionimin që ka marrë në konflikt, duke theksuar se Ankaraja zyrtare është pozicionuar në anën e gabuar të historisë. “Ne duam që të ruajmë klimën positive në afrimin me Turqinë, por më duhet të theksoj se ata janë rreshtuar në anën e gabuar të historisë, me pozicionimin që kanë marrë në konfliktin Izrael-Palestinë”, u shpreh Mitsotakis.