Në një periudhë të rëndësishme të zhvillimeve diplomatike lidhur me Ukrainën, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka pasur një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Bëhet me dije se kryeministri Mitsotakis i bëri të ditur presidentit Zelensky qëndrimet e Greqisë për mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Evropian në Bruksel që pritet të mbahet të enjten, më 6 mars dhe theksoi angazhimin e Bashkimit Evropian për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.