Top News/ Mitsotakis rrezikon ‘karrigen’ / Votë mosbesimi në parlament për aksidentin e trenit
28/03/2024 15:26

Qeveria e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis përballet me një votë mosbesimi të enjten lidhur me trajtimin e një aksidenti treni vitin e kaluar që vrau 57 persona, pasi raportet e mediave këtë javë pretendonin manipulim të provave. Partitë e majta opozitare paraqitën një mocion mosbesimi kundër qeverisë konservatore këtë javë duke e akuzuar atë për "përpjekje për të fshehur të vërtetën" pasi një tren mallrash u përplas kokë më kokë me një tren pasagjerësh në Greqinë qendrore, aksidenti më i rëndë në historinë e vendit. Qeveria mohon të ketë vepruar gabim dhe pritet t'i mbijetojë votimit duke pasur parasysh shumicën që gëzon ajo. Por mocioni thekson se sa i madh vazhdon të jetë zemërimi për fatkeqësinë që nxorri në dritë dekada të tëra neglizhencë dhe keqmenaxhim në sigurinë hekurudhore. Ekspertët thonë se është bërë pak për të përmirësuar standartet që atëherë. "Si çdo qytetar tjetër në vend, ne duam të dimë të vërtetën," tha në parlament të mërkurën Nikos Androulakis, kreu i PASOK. Një hetim është duke u zhvilluar dhe pritet të përfundojë në muajt në vijim. Autoritetet kanë akuzuar dhjetëra njerëz për aksidentin, duke përfshirë një drejtues stacioni i cili është në paraburgim në pritje të gjykimit. Gazeta To Vima raportoi të shtunën se regjistrimi i një dialogu mes drejtuesit të stacionit dhe drejtuesit të trenit, i dalë në media disa orë pas përplasjes, dyshohet se ishte redaktuar për të nxjerrë gabimin njerëzor si shkak i aksidentit dhe jo problemet sistematike në rrjetin hekurudhor.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07