Kryeministri i Greqisë, Qriako Mitsotakis, tha se vendi e tij përballet me një verë të rrezikshme për sa i përket zjarreve. Zjarret e dala jashtë kontrollit janë të zakonshme në këtë vend mesdhetar, por moti më i nxehtë, më i thatë dhe me më shumë erë, që shkencëtarët e lidhin me pasojat e ndryshimeve klimatike, ka rritur frekuencën dhe intensitetin e tyre.