Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar qytetarët se aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të bllokohet sërish këtë mbrëmje, nga ora 19:00 deri në orën 22:00, për shkak të protestës së fermerëve grekë. Ky bllokim është pjesë e një vale protestash që ka filluar prej disa javësh në Greqi, në përgjigje të vonesave në pagesat e subvencioneve dhe rritjes së kostove të prodhimit bujqësor.