Kanë kaluar 10 ditë nga ngjarja e rëndë, ku 39 vjecarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëhodh në lumin Buna bashkë me fëmijët e saj të mitur, dhe policia apo grupi hetimor ende nuk kanë arritur të fokusohen në një pistë konkrete për të shtrirë hetimet. Teksa mbajti një konferencë për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në qarkun e Shkodrës, drejtuesi i policisë Edmond Sulaj u pyet lidhur me hetimet që po kryehen sa i përket kësaj ngjarje.