Vijon të mbulohet me mister historia e 22-vjeçares nga Kenia, e cila u gjet në gjendje të rëndë në trotuarin poshtë banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet. Personi i parë që u mor në pyetje është shoqja e dhomës së kenianes, e cila është akuzuar drejtëpërsëdrejti nga e ëma e vajzës se ishte shumë agresive ndaj Joy-t.