Një vit nga atentati me snajper i Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit i njohur ndryshe me nofkën Buzderri, policia e Vlorës ende nuk e ka zbardhur ngjarjen. Atentati mafioz i mirëorganizuar nga autorët ndodhi mbrëmjen e 7 janarit 2024. Nga sedilja e pasme e një automjeti, autorët qëlluan në katin e tretë të një pallati ku jetonte Gëzim Sinomati. Gezim Sinomati sapo kishte dalë në ballkon për të pirë cigare kur një plumb i mori jetën. Policia dyshonte në atë kohe edhe për ngatërrim shenjestre, me xhaxhanë e tij, Benardin, por ende hetimet vijojnë edhe sot e kësaj dite, bashkë me misterin se kush ishte shënjestra, motivi i ngjarjes dhe autorësia.