Hetimet e autoriteteve greke në lidhje me atentatin ndaj dy shqiptarëve në Athinë, ku mbeti i vrarë 47 vjeçari Irakli Davella dhe u plagos rëndë 46 vjeçari Edi Lulo kanë marrë një kthesë të papritur. Deri më tani besohej se shënjestra e atentatit ishte Davella, me origjinë nga fshati Mesopotam i Bashkisë së Finiqit. Por, detaje të reja kanë dalë për shtetasin tjetër, Edi Lulo. Sipas autoriteteve greke ai rezulton me emër të ndryshuar dhe për më tepër i dënuar nga drejtësia greke për një pengmarrje në Dhomën e Avokatisë në vitin 2011.