Ligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese përcakton në nenin 7 të tij kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u zgjedhur anëtare të kësaj gjykate. Në pikën 2 të nenit 7 fraksion A, ligji thotë se mes kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët të jetë edhe përvoja në punë jo më pak se 15 vite gjyqtar, prokuor, avokat, profesor, ose lektor i së drejtës, apo jurist i nivelit të lartë në adminstratën publike.