‘Ai është një mjek saudit, që jeton në Gjermani prej dy dekadash dhe veproi I vetëm në sulm’, ka qenë ky përshkrimi i autoriteteve gjermane për autorin e sulmit në tregun e Krishtlindjen të premten mbrëma, ku ka të vdekur të paktën pesë njerëz dhe plagosi rreth 200 të tjerë. Sipas mediave lokale gjermane, ai është një 59 vjeçar, specialist i psikiatrisë dhe psikoterapisë. Ai u arrestua në vendin e ngjarjes pasi përplasi me automjetin e tij BMË njerëzit e mbledhur në tregun e Krishtlindjen të premten mbrëma.