Kanë kaluar 5 vite që kur ka ndodhur një ngjarje e rëndë, e cila ka tronditur Deçanin. 24-vjeçarja Donjeta Pajazitaj, u zhduk pa lënë gjurmë dhe familjarët e saj e kërkuan për javë të tëra por pa asnjë rezultat. Për të nuk kishte informacion, derisa në bjeshkët e fshatit Strellc të Deçanit u gjetën mbetje të një trupi. Ishin disa banorë të fshatit ata që shkuan në mal për të prerë dru, e gjetën trupin e pajetë. Kishin kaluar 6 javë që nga humbja e saj.