‘Ne do të luajmë mundësitë tona!’, deklaroi trajneri Silvinjo pas hedhjes së shortit të europianit, që ka vendosur kuqezinjtë përballë dy kampionëve dhe një skuadre nënkampione e botës. Ky është misioni i vështirë, por jo i pamundur i Shqipërisë në Gjermani për të kaluar grupin përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë.