Pas betimit në Presidencë, Igli Hasani mori zyrtarisht detyrën si ministër i Jashtëm. Ai u prit në zyrë nga paraardhësja Olta Xhaçka dhe stafi diplomatic, ndërsa në ceremoni ishte e pranishme edhe zv.Kryeministrja, Belinda Balluku. Ministri i ri u shpreh se prioritet kryesor i punës së tij do të vijojë të jetë integrimi europian, teksa theksoi se kryesimi shqiptar i OSBE-së dhe angazhimi në Këshillin e Sigurimit e kanë rritur cilësisht rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.