Ambasadori në detyrë i Bashkimit Europian Luigi Soreca, I rikthyer në krye të delegacionit Europian pas largimit të Christiane Hohmann, takoi këtë të enjte numrin një të qeverisë shqiptare, kryeministrin Edi Rama. Takimi mes dy zyrtarëve të lartë u bë në zyrën e kryeministrit, teksa vjen në kuadër të vijimit të reformave për integrimin në BE dhe përgatitjes për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, që pritet të mbahet në Tiranë.