Misioni Artemis II i NASA-s ka përfunduar një fazë historike të udhëtimit drejt Hënës, duke e çuar ekuipazhin më larg nga Toka se çdo mision tjetër në histori, përpara se të niste kthimin drejt planetit tonë. Anija kozmike “Orion” arriti një distancë maksimale prej mbi 400 mijë kilometrash nga Toka, duke thyer rekordin e vendosur nga misioni Apollo 13 në vitin 1970. Në kulmin e fluturimit, ajo kaloi vetëm rreth 6,5 mijë kilometra mbi sipërfaqen hënore. Gjatë misionit, katër astronautët vëzhguan anën e padukshme të Hënës dhe përjetuan një eklips diellor të dukshëm vetëm nga hapësira. Komandanti i ekuipazhit, Reid Ëiseman rrëfeu se ekuipazhi ka parë pamje që asnjë njeri më parë nuk i ka përjetuar. Po ashtu, ai shtuoi se ky fluturim hap rrugën për eksplorime të reja hapësinore. Misioni ka përfunduar dhe austronautët po rikthehen drejt Tokës.