Suksesi i Indisë duke u bërë vendi i parë në botë që ulet në polin jugor të Hënës merr përmasa edhe më historike nëse kihet parasysh e gjithë kostoja e misionit. Misioni Çandrajan 3 u realizua me sukses me një kosto prej 75 milionë dollarësh, shifër që tingëllon qesharake jo vetëm në krahasim me buxhetet e misioneve të ngjashme të NASA-s, por edhe nëse krahasohet me filmat fantastiko-shkencorë të Hollivudit.