Përfaqësues të 28 partive simotra të Partisë Demokratike zbritën këtë të mërkurë në Tiranë për të nisur një mision faktmbledhës, për kërkesën e demokratëve, të ngritura gjatë kësaj kohe për mungesë të zgjedhjeve të lira dhe mosfunksionimin e shtetit ligjor. Pas takimit që pati me përfaqësuesit e PPE, që do të kenë misionin e mbledhjes së fakteve, Berisha tha për mediat se pret nga misioni rekomandime konkrete ndërsa hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Rama për asgjësim të sistemit të drejtësisë dhe mbrojtje të zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive.