Trajneri Sylvinho ka shpallur listën me 25 lojtarë për dy përballjet me Çekinë në 7 shtator dhe me Poloninë më 10 shtator. Në listë janë dy emra që veshin për herë të parë fanelën e kombëtarës, përkatësisht sulmuesit Arbnor Muja dhe Mirlind Daku. Në mesfushë ka dy rikthime të rëndësishme me Klaus Gjasulën dhe Odise Roshin, që janë ftuar për dy sfidat e shtatorit, ndërkohë që edhe në mbrojtje ka një tjetër emër që vjen pas një mungese relativisht të gjatë, si ai i Arlind Ajetit.