Partitë Popullore Europiane do të shqyrtojë me prioritet kërkesën e Sali Berishës për të dërguar në Shqipëri një mision verifikimi të funksionimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Berisha kërkoi ndihmën e grupit të partive të djathta europiane gjatë fjalës së tij në asamblenë politike të PPE në Bruksel me pretendimin se Shqipëria sot drejtohet nga një qeveri e lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.