Një mision shpëtimi u zhvillua këtë të hënë në fshatin Krrabë në zonën e Fushë Arrzit. Një 50-vjeçar punonjës i një kompanie celulare, i cili dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një defekt në një antenë të kompanisë u konstatua i shtrirë në gjendje të rëndë. Menjëherë pas marrjes së informacionit nga një banor i zonës forcat e emergjencave në bashkëpunim me policinë shkuan në vendngjarje.