Top News – ‘Mision i Pamundur’ në Paris / Kryeministri Lecornu përgatitet për betejën e buxhetit
12/10/2025 13:16

Në fund të një jave plot kthesa tani francezët e dinë, që Emmanuel Macron nuk do ta zgjidhë krizën që ka mbërthyer prej muajsh politikën as me shpërbërjen e Asamblesë Kombëtare dhe as me dorëheqje. Në vend të kësaj presidenti Emmanuel Macron përsëri ngarkoi me krijimin e qeverisë kryeministrin në detyrë Sébastien Lecornu. Riemërimi i Lecornu-s tani shuan shpresën e partisë socialiste, që ta ketë ajo kryeministrin. Që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në verën 2024 Macron nuk ka më forcë politike në Asamblenë Kombëtare me një shumicë të mjaftueshme. Macron deri tani i ka varur shpresat tek një kryeministër nga radhët e veta. Por si Michel Barnier ashtu edhe François Bayrou u rrëzuan nga parlamenti. Të premten Macron ftoi në pallatin e Elizeut drejtuesit e partive, për të gjetur një zgjidhje të krizës politike. Javën e ardhëshme duhet të kalojë në parlament buxheti për vitin 2026, në mënyrë që të respektohet afati kushtetues. Agjencitë e vlerësimit të riskut dhe përfaqësues të ekonomisë janë të shqetësuar për stabilitetin në Francë në sfondin e borxheve të larta shtetërore dhe zhvillimeve politike. Tensionet ndizen kryesisht lidhur me tema, që prej vitesh po e përçajnë Francën: politika sociale, mosha e pensioneve dhe disiplina buxhetore. Socialistët, votat e të cilëve mund të vendosin për fatin e qeverisë së re, e kanë rritur presionin ndaj presidentit. Nëse Lecornu nuk e "pezullon menjëherë dhe plotësisht reformën e pensioneve", ai do të rëzohet nga parlamenti. Vëzhguesti flasin për akrobaci politike në Paris. Lecornu nuk mund të veprojë duke e injoruar tërësisht të majtën, e njëkohësisht ai nuk duhet të tregojë asnjë dobësi kundrejt kampit të presidentit. Nuk dihet ende se si do të jetë kabineti II i Lacornu-s ndërkohë që ditët e fundit disa të besuar të Macron-it janë distancuar nga ai. Ish-kryeministri Édouard Philippe, partia e të cilit deri tani kishte ministra, kërkon madje dorëheqjen e presidentit. Ministri i Brendshëm Bruno Retailleau, njëkohësisht edhe kryetari i republikanëve, ka deklaruar, se nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të ri, edhe ministra të tjerë po tentojnë hapur të tërhiqen. Ndërkohë, sipas sondazheve të fundit, dy të tretat e francezëve kërkojnë dorëheqjen e presidentit. Por Macron e përjashton këtë. Ai thotë, se do ta përmbushë mandatin e tij deri në pranverën e vitit 2027.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55