Debati i parë presidencial midis Donald Trumpit dhe Joe Bidenit ishte shkatërrues për presidentin aktual amerikan. Bideni, tani në moshën 81 vjeçare, u shfaq shpesh i humbur dhe konfuz, duke lënë frekuentisht fjalinë përgjysmë dhe duke i ngecur fjalët, duke bërë që Trumpi 78 vjeçar, i njohur për fjalimet e tij emocionale, me ekstravaganca që mezi kuptohen, të dukej më i përmbledhur dhe inteligjent, në krahasim me të. Ndërkohë që shqetësimet për moshën e Bidenit dhe aftësitë mendore të tij nuk janë gjë e re, diskutimet për këtë gjë shihen si moment kthese.