Pandeli Majko ishte i 19-ti në listën e kandidatëve të PS në Tiranë, por nuk arriti të futej në parlament, pasi PS në këtë qark fitoi vetëm 18 mandate. Ish-kryeministri ka reaguar për herë të parë për humbjen, ndërsa thotë se besonte se PS do të merrte 19 mandate, prandaj, sipas tij, nuk ka bërë fushatë për emrin e tij personal. Majko thotë se është ndër 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, por nuk do të jetë deputetet, dhe për këtë duket se ka “pakënaqësi" edhe për sistemin elektoral. Në fund të mesazhit të tij, Majko u drejtohet mbështetësve duke thënë se shpreson se ka bërë gjithçka për ta. Ndërsa mesazhin e mbyll me mirupafshim.