Qeveria planifikon të zgjerojë flotën ajrore edhe pse helikopterët aktualë Cougar prej vitesh nuk janë aktivë dhe u kanë kushtuar buxhetit të shtetit miliona lek për mirëmbajtje. Sipas të dhënave që disponon Top News, në harkun kohor 2015-2022 janë shpenzuar nga buxheti i shtetit 251 milionë lek për kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve ‘Cougar’ dhe aktualisht helikopterët nuk janë funksionalë.