Zyrtarët më të lartë në qeverinë serbe, kërkojnë anulimin e festivalit ‘Mirëdita, dobar dan’, që pritet të mbahet në fund të qershorit në Beograd. Mes këtyre zërave është edhe Ivica Daçiq, ministri I Brendshëm serb, I cili shprehet se ngjarja nuk po organizohet “në hapësirën shtetërore” dhe se nuk mund të thotë në këtë moment se çfarë do të marrë përsipër shteti.