Vendet anëtarë të NATO, përfshirë edhe Shqipërinë, miratuan unanimisht një rezolutë ku i kërkon vendeve anëtare të shpallin Rusinë si shtet terrorist dhe të hetojnë zyrtarët rusë për krime lufte në Ukrainë. Të 30 anëtarët e Aleancës mbështetën propozimin e delegacionit dhe miratuan rezolutën që e njeh Rusinë si një “shtet terrorist” . Rezoluta gjithashtu apelon për ngritjen e një gjykate të posaçme ndërkombëtare në lidhje me agresionin e Rusisë në Ukrainë, tha Cherniev.