Polica e Elbasanit ka vënë në pranga një 17-vjeçar të dyshuar si autor i plagosjes me thikë të një 27-vjeçari në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake mësohet se gjatë një konflikti të çastit, 17-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin A. H., 27 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.