Autoritetet në romë po ndërhyjnë për të luftuar një pushtim minjsh përreth koloseumit. Turistët kanë postuar video në mediat sociale që tregojnë brejtësit teksa enden pranë amfietatrit antik. Zyrtarët e qytetit thanë se ka nisur një ndërhyrje e jashtëzakonshme gjatë fundjavës nga punonjësit e bashkisë për të pastruar mbeturinat në qytet dhe për të vendosur kurthe për minjtë. Ata nënvizuan se minjtë tërhiqeshin nga malet me mbeturina që lënë pas turistët.