Parashikimi i ministrisë së financave për rritjen ekonomike, tejkalon pritshmëritë e Bankës Botërore. Nisur nga ecuria pozitive e sektorit të ndërtimit, turizmit por edhe efekti që do të sjellë rritja e pagave në administratën publike, ministrja Ibrahimaj deklaroi se për vitin 2023 rritja ekonomike parashikohet të jetë 3.7 për qind.