Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, që caktoi datën 21 prill për zgjedhje për largimin e kryetarëve shqiptarë të komunave të veriut ka reaguar edhe ministi i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi shprehet se me votimet e 21 prillit për heqjen e kryetarëve në veri po realizohet vullneti i qytetarëve në përputhje me Kushtetutën.