Edi Rama po dridhet, ministrat e tij hajdutë janë vërsulur të tërbuar nëpër rrethe me mashtrime, kërcënime, dhe presione. Por ne jemi të sigurtë në fitore. Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha nga Pogradeci që akuzoi për presion qeverinë gjatë kësaj fushate. Ndërkohë më tej teksa kërkoi votat e pogradecarëve, u shpreh se kjo maxhorancë po shkatërron edhe Drilonin.