Dy ditë pasi prezantoi ndryshimet e qeverisë në asamblenë kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama dërgoi emrat e ministrave të rinj në presidencë për t’i dekretuar. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet në një vizitë shtetërore në Kazakistan ku do të qëndrojë deri në datën 8 shtator, ndaj pritet që dekretimi i ministrave të rinj të kryhet pas kësaj date. Më pas paralamenti do të mblidhet në seancë të posaçme plenare për votimin e tyre dhe shtatë ministrat do të betohen po në presidencë.