Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça kanë ndërprerë grevën, pas 10 ditësh. Minatori Gani Osmani, që u pezullua përkohësisht nga puna gjatë grevës, tha se marrëveshja është arritur pak pas mesnatës. Mësohet se minatorët dhe zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë janë dakorduar për plotësimin e kërkesave të grevistëve. Këta të fundit kishin hyrë në grevë të martën e javës së kaluar me kërkesat si: ekzekutimi me kohë i pagave, shkarkimi i menaxhmentit të Trepçës, sigurimi shëndetësor i minatorëve, përmirësimi i kushteve dhe mjeteve të punës.