‘Situata në minierë ka arritur në një pikë ku nuk mund të heshtet më”, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës për kushtet e punës Minierën me Flotacion të Trepçës. Reagimi erdhi pas lëndimit të dy punëtorëve në minierë. Sindikata shkruan se përveç rrezikut të përditshëm të profesionit, kushtet nuk plotësojnë as kërkesat minimale të sigurisë.