Në mesin e luftës, qindra burra rrëmojnë me lopata nën tokë për të nxjerrë qymyr e për ti garantuar kështu sigudinë energjitike Ukrainës. Minatorët, ashtu si edhe të gjithë ukrainasit, janë të shqetësuar për të ardhmen e vendit, për familjet e tyre, por edhe për të afërmit e miqtë që po luftojnë në vijën e frontit. “Ne jemi me ta me zemër, por sidoqoftë, edhe qymyrin duhet ta nxjerrë dikush”, thotë minatori Oleksandr Oksen.