Protesta e minatorëve ka vazhduar edhe këtë të mërkurë, në ditën e tretë, ku rreth 600 punonjës janë shprehur të vendosur deri në realizimin e kërkesave të tyre. Këto të fundit përfshijnë rritjen e pagës dhe heqjen e detyrimit për punë në ditët e shtunë. Ata kanë paralajmëruar se, nëse kërkesat nuk plotësohen, protesta do të përshkallëzohet dhe mund të kalojnë në grevë urie.