Top News – Milionat e kokainës/ Edhe deputeti i PS në listën e SPAK
23/12/2020 10:56

Pas operacionit të koduar “Atos”, në të cilin përvec policisë shqiptare u angazhuan edhe policia gjermane dhe ajo belge dhe që përfundoi me arrestimin e disa shtetasve shqiptare, hetimet tashmë janë marrë në dorë nga SPAK. Dy prej emrave që janë përfshirë tashmë në veprimet procedeuriale të SPAK janë Fjoralb dhe Ramazan Rraja, për shkak të lidhjeve që ata kanë me deputetin socialist Rrahman Rraja. Burimet bëjnë me dije se prokuroria special, ndryshe SPAK ka regjistruar një hetim pasuror sipas ligjit antimafia, ku do verifikohen një sërë pasurish. Në listën e pasurive për të cilët do kërkohet kryerja e veprimeve hetimore intensive do të jenë pasuritë e Ramazan e Fjoralb Rrajës. Verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj deputetit Rahman Rraja si person i lidhur me dy të dyshuarit si drejtues të grupit. Nisur nga 2018 këtij grupi ju sekuestrua një sasi prej 1.2 ton kokainë. Fitimet ky grup rezulton se i investonte në Shqipëri në prona, automjete e llogari bankare. SPAK do t’u kërkojë bankave, hipotekës, agjensive të tranafertave të dhëna për trasaksione ndër vite. Verifikimet për pasurinë e deputetit janë në zbatim të ligjit antimafia si person i lidhur me të arrestuarit pasi Ramazani ishte nipi i tij. Kërkesat për verifikim do të nisen që nga kjo e mërkurë dhe për çdo pasuri të pajustifikuar do kërkohet sekuestro e konfiskim.

Top News- Rama bllokoi kërkesën e SPAK/ Bardhi-Balluku nuk i hëngri dardhat vetëm!
21/12 14:20
Top News- Rama nuk e lëshon Ballukun/ ‘Nuk ka këshill mandatesh përpara vendimit të Kushtetueses’
21/12 14:04
Top Channel/ Ndahet nga jeta Ismet Bellova/ Shuhet në moshën 91-vjeçare gazetari i shquar sportiv
21/12 12:42
Top Channel/ Vlorë, dyndje pasagjerësh në port/ Rritet numri i udhëtarëve dhe automjeteve që kthehen
21/12 12:40
Top Channel/ Rreziku nga bombolat e gazit/Rastet në Elbasan, zjarrfikësit bëjnë apel që t’i shmangin
21/12 12:20
Top Channel/ Rrezikojnë jetën për të mësuar/ Gjirokastër, fëmijët kalojnë përmes aksit nacional
21/12 12:19
Top Channel/ Të miturit, larg rrjeteve sociale/ Psikologët: Të ndiqet shembulli Australisë, kufizim
21/12 12:15
Top Channel/ Fluks në portin e Durrësit/ Emigrantët kthehen në atdhe, autoritetet shtojnë stafin
21/12 12:11
Top Channel/ Nënë e bir vdesin në një ditë/ Tragjedia e rëndë në Lezhë. E moshuara i dha fund…
21/12 12:07
Top Channel/Arrestohet gruaja me pistoletë/ 35-vjeçarja në Mirditë udhëtonte e armatosur
21/12 12:07
Top Channel/ Shkodër, zbardhet vrasja/ I morën jetën një 20-vjeçari, policia arreston dy persona
21/12 12:04
Top Channel/Rama: Presim Kushtetuesen/Kërkesa e Spak për arrestimin e Ballukut: Do shqyrtohet pas…
21/12 12:01
Top Channel/ Rama për çështjen Balluku: Drejtësia shqiptare, rekord negativ në…
21/12 11:15
Top Channel/ Nëse do bëhej një film për jetën tuaj si do titullohej? Rama: Më sillni kokën e…
21/12 11:09
Top Channel/’Nuk bëj ekspozita në Shqipëri sepse nuk dua ti zë hapësirën askujt’, Rama:Influenca që…
21/12 10:48
Top Channel/ ‘Xhindet flenë’, Rama: Dhjetori tregon sa vlerë merr çdo vit dhe…
21/12 10:35
Top Channel/ ‘Teatri më i bukur në të gjithë Ballkanin’, Rama: Sfida më e madhe ta bëjmë…
21/12 10:31
Top News – Rama: Nuk do heqim imunitetin e Ballukut para datës 22 janar
21/12 10:28
Top Channel/ Festat e Fundvitit, rritet fluksi i pasagjerëve në Portin e Vlorës
21/12 10:25
Top Channel/ ‘Jeton me mendime?’ Rama të ftuarit: Sa do ti bëja namin stafit sepse thashë çfarë….
21/12 10:12
DIGITALB DIGITALB