Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë bisedime në Shkup gjatë një takimi dyditor me udhëheqësit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për përshpejtimin e zbatimit të Planit evropian të Rritjes për këtë rajon. Sipas Komisionit Europian, udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe komisionarja Kos do të përqendrohen në reformat kyç për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes dhe të sjellin përfitime për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në bllok.