Tre koncesionet e dhëna në sektorin e shëndetësisë, ai i sterilizimit, laboratorëve dhe i hemodializës kanë tejkaluar me miliona lekë kostot vjetore të parashikuara në planin buxhetor afatmesëm të qeverisë. Në këtë përfundim ka mbërritur një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për kontratat PPP në sektorin e shëndetësisë. Auditi vëren se sterilizimi ka tejkalimin më të madh të mbështetjes buxhetore në krahasim me parashikimet standard në kontratë, ndjekur më pas nga hemodializa dhe koncesioni i laboratorëve.