Policia spanjolle në bashkëpunim me drejtorinë italiane të antidrogës shkatërroi një grup kriminal që merrej me trafik droge e pastrim parash. Si pasojë, 20 perona u vendosën në pranga, në mesin e Tyre edhe shtetas shqiptarë, ndërsa u sekuestruan shumë se 5.5 milionë euro të ardhura këto nga aktiviteti kriminal dhe mbi 2 ton drogë. Operacioni antidrogë u shtri në jug të Spanjës. Përvec shqiptarëve, në pranga ranë edhe shtetas italianë, spanjollë dhe marokenë.